U mbyt në Liqenin e Prespës teksa peshkonte, flet kryebashkiaku i Pustecit

Shqipëria

U mbyt në Liqenin e Prespës teksa peshkonte, flet kryebashkiaku i Pustecit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:59
Pali Kolevski.

Stavri Vasilovsi, 45 vjeç, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Prespës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa deri më tani, nuk është mundur të gjendet trupi i tij.

Për ngjarjen e rëndë, ka folur dhe kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski.

Ai ka treguar për gazetaren Lorena Kodra, se kërkimet janë duke vijuar, por deri më tani pa rezultat. Kryebashkiaku theksoi se janë në pritje të polumbarëve nga Tirana, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 45-vjeçarit.

“Njerëzit kanë qenë duke peshkuar. Ka qenë rreth orës 11 ose 12, kur njëra nga varkat është përmbysur. Mesa di unë kanë qenë tre persona. Vëllai dhe Stavri kanë qenë bashkë. Personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Që në mëngjes nga ora 5 e 30 këtu kemi qenë. Është një angazhim i madh, edhe nga ana e peshkatarëve. Deri më tani s’ka rezultat. Po presim polumbarët dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt”, tha kryebashkiaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat