Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Një person nga Tepelena duke drejtuar mjetin tip "Audi", ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe.
“Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rreth 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip "Audi", ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.