Plagosje me thikë në Sarandë, 20-vjeçari mbërrin me plagë të shumta në spital

Shqipëria

Plagosje me thikë në Sarandë, 20-vjeçari mbërrin me plagë të shumta në spital

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një plagosje është regjistruar në Sarandë.

20-vjeçari Aurel Shino, punonjës parkimi në një kompleks turistik, është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga një thikë në anën e majtë poshtë brinjëve. Konflikti sipas raportimeve ka ndodhur jashtë vendit të punës, në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.

Edhe pse i plagosur, ai ka tentuar të shkojë me mjetin e punës për në spital, por nga plagët e marra, është ndalur rreth 1 km nga vendi ku ndodhi konflikti. Aty, ai është marrë nga një makinë e rastit, që e ka dërguar për në urgjencë.

Policia ndërkohë është vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka nisur hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat