Policia e Kuçovës ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre, Alket Hima 21 vjeç.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56".
Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".