Xhaçka takon gazetaren Yalda Hakim, ka disa fjalë për të

Shqipëria

Xhaçka takon gazetaren Yalda Hakim, ka disa fjalë për të

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:55
Olta Xhaçka dhe Yalda Hakim

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka takuar gazetaren e BBC, që arriti të nxjerrë nga Afganistani dhjetëra gra e vajza, Yalda Hakim.

Teksa ka ndarë me ndjekësit në “Facebook” një foto nga takimi, Xhaçka shkruan se Yalda është “ një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan”.

644 shtetas afgan janë strehuar deri më tani në vendin tonë. Ata po qëndrojnë në Qytetin Studenti dhe në strukturat hoteliere të Durrësit e Shëngjinit.

“Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.

Një ditë më parë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu zhviloi një intervistë të gjatë me Yalda Hakim, në Shëngjin. Gazetarja e BBC-së foli për sfidat e këtij rrugëtimi të vështirë dhe falenderoi Shqipërinë që “hapi dyert duke treguar kujdes e zemërmadhësi plot bujari për këta njerëz të traumatizuar duke ia zbutur sadopak dhimbjet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat