Moti sot ka nisur me vranësira të dendura, të cilat janë shoqëruar edhe me rrebeshe shiu në zonat jugore dhe juglindore. Ka pasur vranësira në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit duke sjellë edhe momente shiu.
Sipas meteorologes së Metoalb, Lajda Porja parashikohet që duke nisur nga dita e martë deri ditën e premte të kemi një përmirësim gradual të motit. Vranësira do ketë vetëm në zonat malor duke gjeneruar shira të pakta dhe të përkohshëm.
Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë nga e marta deri të premten pritet një rënie graduale e lehtë e temperaturave.
Ato minimale do të jenë 12-13 gradë, në zonat malore. Ndërkohë temperaturat minimale do jenë 29-30 gradë. Janë 1.5 apo 2 gradë më shumë se mesataret klimatike. Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë gjatë ditës, ndërsa do të forcohet gjatë pasdites. Në momente të veçanta do të arrijë një shpejtësi prej 40 km/h. Ndërkohë në det do të kemi një dallgëzim 2-3 ballë.