Zbatimi i masave shtrënguese anti-Covid në kufi ka sjellë radhë të gjatë automjetesh edhe në pikën kufitare të Muriqanit.
Verifikimi i dokumentacionit përkatës për udhëtarët që hyjnë në territorin tonë kërkon kohë.
"Po udhëtojmë nga Ulqini, po kthehemi në Kosovë. Kemi 15 minuta në kufi".
Për të kaluar doganën nevojitet certifikatë vaksinimi, dëshmi që e ke kaluar virusin ose test PCR negativ.
Masat e reja në portin e Vlorës, 4 qytetarë në karantinë pas kthimit nga Italia
Ky zotëri u kthye mbrapsht në automjet pasi kishte harruar përgjigjen e testit.
Gazetari: Pse u kthyet?
"Kam harruar këtë letrën e testit. Po shkoj për Tiranë. Kanë të drejtë. Rregullat janë për mirë, tre persona të familjes më kanë vdekur brenda dy javëve. Tani po shkoj të lajmërohem te polici".
Pasi e paraqiti te polici kufitar ai vijoi normalisht rrugën.