Ardhja e afganëve në Shqipëri ishte një nga temat e diskutuara ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.
I ftuar në studio ishte gazetari i njohur, Mentor Kikia, i cili është pro ardhjes së tyre në vendin tonë.
“Është një lloj detyrimi shpirtëror dhe moral, afganët janë të përkohshëm në Shqipëri. Shqipëria nuk është më destinacion për shqiptarët dhe jo më për të huajt”, tha Kikia.
Sipas gazetarit, çështja e afganëve është teorikisht e mbyllur dhe se nuk janë kosto që bien mbi financat tona.