Deputetja së re, Edona Bilali pak ditë më para kryeministri Rama i besoi postin e ministres së shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilalit.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilali e vlerësuar për dy postet që i janë besuar shkruan se do të jetë një përfaqësuese e denjë dhe së bashku me qytetarët do ti japin një shtysë të madhe qarkut të Shkodrës.
“Përgjegjësi të reja mu besuan këtë javë:
– Drejtuese politike e qarkut Shkodër
– Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Përveç nderit e privilegjit për të shërbyer në qarkun dhe fushën time të ekspertizës këto dy përgjegjësi janë dy borxhe akoma më të mëdha ndaj qytetarëve për të qenë përfaqësuese e denjë e tyre.
Kam besimin e palëkundur që me rininë, gratë dhe burrat e 5 bashkive të qarkut Shkodër me të cilët ndajmë dëshirën për ta parë Shkodrën në maje nëpërmjet filozofisë #tanbashkë do ti japim një shtysë të madhe qarkut.
Me Sipërmarrjen, ku kam kaluar 8 vitet e fundit duke ndërvepruar me qindra biznese uroj të kemi arritje të njëpasnjëshme!”, shkruan Bilali.