16 shqiptarë janë arrestuar nga policia holandeze, teksa lundronin me një jaht luksoz, pasi akuzohen për trafik të qënieve njerëzore.
Jahti u bllokua në brigjet e Zelandës së Re dhe mendohet se destinohej për në Angli.
Mediet e huaja raportojnë se bashkë me 16 shqiptarët janë arrestuar dhe 2 shtetas ukrainas.
Policia është duke hetuar këtë rast të trafikut njerëzore, pasi konsiderohet i përsëritur dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për një linjë, e cila përdoret vazhdimisht nga grupe që duan të kalojnë emigrantë të paligjshëm në ishullin britanik.