Një 40-vjeçar nga Kosova rrezikoi mbytjen këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit.
Shtetasi i identifikuar si Dedë Perndoka nisi të ndihej keq kur hyri në ujë dhe menjëherë dha sinjalin.
Ai u nxor nga uji dhe më pas u dërgua në spital.
Sipas informacioneve, ai nuk ka rrezik për jetën.