Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi u kap me 40 krerë dele, të cilat i kishte vjedhur në Greqi.
Shtetasi I. B. u arrestua në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti.
Të cilat i ka kontrabanduar në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim.