“Akoma s’ka ardhur te unë”/ Panajë, qytetarët në panik, teksa zjarri po merr me radhë tokat bujqësore

Shqipëria

“Akoma s’ka ardhur te unë”/ Panajë, qytetarët në panik, teksa zjarri po merr me radhë tokat bujqësore

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri në Panaja të Vlorës po përhapet me shpejtësi dhe po djeg dhjetëra hektarë vreshta e ullishte.

Banorët duken të alarmuar, teksa shohin si flakët po shkrumbojnë prodhimet e tyre bujqësore.

“Ku është zjarrfikësja, këtu nuk vjen dot se janë rrugët e bllokuara. Nuk ka rrugë për të vajtur me zjarrfikëse këtu”, thotë një banore e revoltuar me situatën, që po del jashtë kontrollit.

Një tjetër zonjë, flet e frikësuar pasi vreshtat që ka kultivuar ndër vite mund të shkatërrohen në pak minuta nga zjarri. Ata kanë frikë edhe për banesat e tyre, ndërkohë që nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të shohin nga larg vatrat aktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat