Arrestohen 3 persona në Shkodër dhe procedohen 9 të tjerë, organizonin lojëra fati në bar-kafe

Shqipëria

Arrestohen 3 persona në Shkodër dhe procedohen 9 të tjerë, organizonin lojëra fati në bar-kafe

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave” në qytetin e Shkodrës, ku është goditur një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas (pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtoret e tij), si dhe procedohen penalisht 9 të tjerë.

Po ashtu, është sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një shumë eurosh.

“Në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”  u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.S (D) 33 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm", pasi gjatë  kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore  në disponim të shtetasit M.S,  në lagjen 'Partizani' të qytetit të Shkodrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në  lokalin e tij. A. D.,  37 vjeç dhe H. Y.,  47 vjeç ,  për  veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S,  organizonin  veprimtarinë  lojërave të fatit.” – njofton policia.

Gjithashtu u proceduan në gjendje  të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati të kundraligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat