Edi Rama ka nisur të shqetësohet nga qëndrimet e të pakënaqurve prej qeverisë së re, e siç mësohet i ka bërë thirrje Damian Gjiknurit që të hartojë një rregullore për të përjashtuar deputetët që nuk do të votojnë sipas vendimeve politike.
Nga ana tjetër, ka nisur që tani të kërkojë deputetë jashtë gardhit, përveç atyre të Tom Doshit, për t’i paraprirë një “të papriture”.
Nuk dihet ende a është thjesht paranojë e Bablokut, apo një realitet që po lëviz brenda PS-së, por raporte të njerëzve të tij bëjnë të ditur se katër deputetë shihen me hije, çka e dobëson mazhorancën qeverisëse në 70 vota, duke krijuar kështu mundësinë e një “puçi të mundshëm”. Ndaj, mësohet që Babloku i ka kërkuar Doshit, që të blindojë deputetët e tij të PSD-së, e atij së bashku me Qifen u ka vënë detyrë të nisin rekrutimet në grupin e PD-së dhe LSI-së.
E gjitha kjo paranojë ka ardhur pas bojkotimit që Taulant Balla i bëri darkës së shtruar nga Rama, një ditë pas shpalljes së listës së qeverisë, së bashku me deputetët e Elbasanit.
Kjo më pas çoi në marrjen e vendimit për t’i hequr Ballës drejtimin e qarkut Elbasan. I gjithë plani i Taulantit është dekonspiruar nga Evis Kushi, e cila mori menjëherë konfirmimin si ministre, kur 24 orë më parë ishte planifikuar që të mos jetë ajo, por Mirela Kumbaro.Të cilën më pas e kaloi tek turizmi.
Shumë shpejt, Taulant Balla pritet që të shkarkohet edhe si kryetar i grupit parlamentar, për të dhënë një shembull se Babloku nuk i fal armiqtë por vepron pa mëshirë.
Së shpejti, punë 2 ose tre muajsh do të ketë një ribërje të qeverisë dhe ndryshim të kreut të grupit parlamentar, ku pritet të vendoset Petro Koçi. Balla është drejt ç’gradimit total, së bashku edhe me Erion Braçen. Pikërisht këto masa drastike sollën djersët e ftohta të kreut të grupit parlamentar socialist, që ishte mprehur të ishte ministër i brendshëm, por që e pësoi si Kadri Hazbiu…