Ambasadorja e SHBA-së: Shqipëria të luftojë korrupsionin, ndryshe klima e biznesit do jetë problematike

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-së: Shqipëria të luftojë korrupsionin, ndryshe klima e biznesit do jetë problematike

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:13
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes sundimit të ligjit dhe bizneseve.

Sipas saj, po çaloi njëra nuk mund të jetë efikase tjetra.

Duke shpërndarë raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit, Kim shkuan se Shqipëria duhet të ketë gjykata të pastra, të luftojë korrupsionin dhe të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e pronave, në të kundërt klima e biznesit do të jetë problematike  dhe nuk do të ketë përthithje të investimeve të huaja, përfshirë ato amerikane.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit”, shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat