Reporteri për Shqipërinë në Bashkimin Europian, David Lega, ka shprehur shqetësimin për vendet e Ballkanit.
Mes tyre edhe Shqipëria që janë të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Në një postim në Twitter ai shkruan se grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, dhe sipas tij bandat shqiptare kanë qenë aktive.
Eurodeputeti kërkon që Shqipëria të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.
“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar!” shkruan ai.