Presidenti Meta: Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën

Shqipëria

Presidenti Meta: Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 00:29
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura nga zjarri në Spitalin Modul të Tetovës.

“Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës”.

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara”.

“Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre!”

“Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!”

“Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën”.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat