Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tetovë.
Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në spitalin e modeluar, kanē humbur jetën 10 viktima e disa të tjerë janë plagosur.
Në njē postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se një ngjarje e tillë është pikëlluese, ndërkohë të lënduave u uron shërim të shpejt
"Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën."-shkruan Basha.