Tragjedia në spitalin covid, reagon Rama: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Shqipëria

Tragjedia në spitalin covid, reagon Rama: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 08:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një ngushëllim për familjarët e viktimave pas zjarrit të rënë në një strukturë spitalore Covid në Tetovë.

Rama shkruan se ka një përqafim vëllazëror për të gjithë komunitetin e Tetovës dhe për popullin e Maqedonisë.

“MIRËMËNGJES
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”,
shkruan Rama.

Kujtojmë se nga zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në spitalin covid në Tetovë të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat