Rama: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Shqipëria

Rama: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 08:37
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e nisi mëngjesin e sotme me ngushëllime për familjarët e viktimave pas zjarrit në spitalin e COVID-19 në Tetovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se ka një përqafim vëllazëror për të gjithë komunitetin e Tetovës dhe për popullin e Maqedonisë.

“MIRËMËNGJES, dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama.

Deri në këto momente raportohet për 10 viktima dhe disa të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat