Gramoz Ruçi ka reaguar ditën e sotme për humbjet e jetëve nga zjarri në spitalin e Tetovës.
Ai është shprehur se është një lajm që i ka dëshpëruar të gjithë, motrat e vëllezërit tetovarë, shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.
“Është një lajm që na ka dëshpëruar të gjithëve.
Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e njerëzve që humbën jetën, motrat e vëllezërit tanë tetovarë, me shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Ruçi.