Artan Hoxha: Si zbulova parcelat me kanabis në Malësi të Madhe

Shqipëria

Artan Hoxha: Si zbulova parcelat me kanabis në Malësi të Madhe

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:47
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha, tregoi sot në studion e Zona Zero në Top News se si zbuloi parcelën me kanabis në Malësinë e Madhe.

Ai madje zbuloi se si kriminelët kishin përdorur sistem monitorimi të sofistikuar për t'iu shmangur policisë.

"Atje ku kam qenë unë, ata kishin minimizuar kostot, mbanin 10-12 roje dhe kishin thirrur një ish-ushtarak që i kishte instaluar një sistem monitorimi.

Nuk çoja dot dronin, një zonë pranë zonës së banuar, dhe s’po më punonte droni dhe më bëri habi.

Kjo ndodhi prej izolimit të COVID-it. Çmimi i kanabisit që prodhohet nga shtëpitë e barit është më i lartë nga kanabisi që rritet në fusha. Gjithë eksperiencën që kishin marrë në Angli në shtëpitë e barit filluan ta bëjnë këtu në ambjente gjysmë të hapura, sera. Një nga hangarët e parë që janë kapur janë ato te hekurudhat.

Shumë raste që janë kapur në Laç e Kurbin etj, janë kapur se kanë pasur shpenzim të madh të energjisë elektrike. Se policia po bashkëpunon dhe me OSHEE. Rasti i fundit që u kap te Kodra e Diellit, ishte një apartament. Po kalojnë në zona rezidenciale se fitimi është i madh. Ata kishin marrë gjithë papafingon e një pallati, e kishin përshtatur, është një infrastrukturë e tërë. Në Shqipëri ka profesionistë për këtë punë, kanë buxhet për modifikime të tilla që e bëjnë të vështirë për t’i goditur. Si në sistemet e hapura që përdorin teknologji. Sofistikimet që kanë janë të llahtarshme.

E keni vënë re që në malet që u dogjën gjatë verës asnjë nuk kishte parcela me kanabis. Si ka mundësi? E pra, janë djegur këto zona që s’kanë gjë si në Karaburun a Tragjas, për të dërguar gjithë vëmendjen e shtetit dhe policisë tek zjarret në mënyrë që krimi bëhej në qetësi dhe në heshtje të plotë," tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat