Zjarr në një banesë në Lezhë, dyshimet e para

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Lezhë, dyshimet e para

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:02
Lezhë

Një banesë në katin e 10-të të një pallati në Lezhë, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rrjedhje e gazit, ndërkohë që në bazë të informacioneve paraprake raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në rrugën “Shtraus ” Lezhë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses ndodhën në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat