Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, Spahiu zbulon planin e fshehtë të Berishës

Shqipëria

Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, Spahiu zbulon planin e fshehtë të Berishës

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:00
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas vendimit të bujshëm të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën.

Spahiu shkruan se e gjithë kjo është një lojë e Berishës.

Postimi i Spahiut

BASTI IM:

Berisha sapo u largua nga Partia Demokratike.

“Do, bëj sikur largohet.....”

Të gjithë më kritikonit që: “Berisha nuk tërhiqet”

Statusi i plotë pak ditë më parë i Spahiut

Berisha këto ditë, do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandoj sërish partinë.

Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur por në të vërtet do jetë sërish kryetar.

- Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës.

- Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga presidenca.

- Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.

Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik.

Ashtu bëri edhe në 2013 sikur u largua.

Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit.

Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.

Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqip?ri kryetari partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.

Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.

Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje.

Amerikanët mund ta largojnë Sali Berish?n nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike.

Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet”

Ruajeni këtë mesazh si provë.....

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat