Sali Berisha akuzon George Soros se ka kapur Partinë Demokratike përmes Lulzim Bashës, i zgjedhur në krye të kësaj partie në 2013-n edhe me miratimin e heshtur të vetë Berishës.
“Basha bëri që George Soros të kapë PD. Në 8 vite, Lulzim Basha ka marrë mbështetjen e pakufizuar të George Soros”, deklaroi Berisha gjatë një interviste të dhënë për Opinion.
Ish-kryeministri akuzon se prej tetë vitesh ambasadorët janë guvernatorë në vend.
“I ktheni sytë se çfarë kanë ndodhur këto 8 vite me vendin nën drejtimin e guvernatorëve me 800 deklarata të guvernatorëve në mbështetje të qeverisë”, tha ai.
Berisha përsëriti se do të luftojë për t’i rikthyer PD sovranitetin me çdo mjet parimor, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që t’i shërbejë vendit në çdolloj posti në kuadrin kushtetues, duke mos përjashtuar edhe atë të Presidentit.