Pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori vendimin e papritur për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, kaq mjaftoi që të shkaktohej një “stuhi” e vërtetë politike.
Pasi Berisha e quajti vendimin e Bashës një gabim fatal për Partinë Demokratike, Shqip mëson se çfarë ka thënë Lulzim Basha në mbledhjen e PD.
Sigurisht vendimi i tij ra në kundërshtim me disa pjesëtarë të PD, por Basha dukej i vendosur në vendimin e tij që ka shtangur edhe vetë Berishën.
“Ky është vendimi i jetës sime, s’dua që PD të përçahet, e di vetë se çfarë bëj, marr të gjithë përgjegjësinë,” ka thënë Basha në mbledhje.