Deputeti i PD, Flamur Noka është pozicionuar hapur kundër vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së.
“Sali Berisha është njeriu më proamerikan, themeloi PD dhe u ngrit kundër regjimit me vlerën amerikane në shpirt. Kështu u themelua PD. Jetoi për 30 vjet. Busulla ka qenë një dhe një orientimi euroatlantik.
Vendimi i Blienken, Berisha ka marrë një vendim, një qëndrim ka kërkuar të mos përfshihet PD në betejën e tij por përjashtimi është mohim i PD dhe themelimit të parimeve. Është të mohosh suksesin e kësaj force.
Është vendim individual i kryetarit”, tha Noka.