Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar liderin historik të PD-së, Sali Berisha është shoqëruar me "rebelim" nga reagime të forta të mbështetësve të ish-kryemininistrit.
Por ajo që bën çudi ësht qëndrimi i organit zyrtar të PD-së, Rilindjes Demokratike që dukshëm po mban anën e Berishës. RD në titullin e saj për përjashtimin e Berishës nga grupi PD-së e ka cilësuar si një vendim i Bashës, duke nënkuptuar se nuk është vendimi i PD-së, por personal.
Ndërsa i ka dhënë edhe një hapësirë Berishës, duke e luajtuar me të njëjtin titull, e mbi të gjithë duke e paralajmëruar kryetarin e PD-së se ish-kryeministri do të marrë partinë.
RD u bë objekt i debatit edhe për lajmin e dhënë nga sekretarja e re e PD-së, Jonila Godole, e cila shprehej se PD duhej të distancohej nga Berisha. Fillimisht RD e publikoi lajmin, më pas e fshiu menjëherë, duke i kërkuar më pas ndjesë Berishës.
Normalisht një gazetë zyrtar e një partie duhet të mbajë linjën e kryetarit të PD-së, por se RD duket se është distancuar nga linja e Bashës.