Katër janë anëtarët e grupit parlamentar të PD-së pro Lulzim Bashës që përjashtoi Sali Berishën. Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.
“Se do njeri më shumë se Basha, Sali Berishën, por ky është vendim i detyruar” u shpreh Sula gjatë debatit në selinë e blu, pasi kryedemokrati i njoftoi deputetët për vendimin.
“Të mos sillemi sikur jemi në funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!”, është shprehur Alibeaj për gazetarët.
Shtatë deputetë të grupit parlamentar ishin hapur kundër këtij vendimi; Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.