A pendohesh që zgjodhe Bashën në krye të PD? Berisha: Po jua them 1000 herë…

Shqipëria

A pendohesh që zgjodhe Bashën në krye të PD? Berisha: Po jua them 1000 herë…

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 00:51
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në Opinion pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha nga grupi parlamentar i PD. 

I pyetur nëse është penduar që e zgjodhi për udhëheqjen e PD, Berisha tha se atë e zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur, ndërsa ai sot vuri në plan të parë interesat e veta dhe jo ato të PD.

" Po jua  them 1000 herë e zgjodhën anëtarë e PD në një garë të hapur dhe jo unë, por për vendimin e tij të sotëm ai mendoi se i ka bërë goditjen më të rëndë vendit për interesa të veta, PD dhe pluralizmit në Shqipëri.

Do bëj gjithçka për rivenosjesn  e sovranitetit të PD në ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha, dhe pa të cilat forca politike është një fasadë opozitë. Largimi nga parlamenti nuk ishte më i rëndë se ky sepse nuk ishte dorëzim sovraniteti, apo fasadë opozitë, të drejta apo të gabuara ato ishin opozitë," tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat