Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.
Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.
Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së.
Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës.
Në dalje të selisë së PD-së, Basha u prit nga militantët demokratë me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundërshtojnë vendimin që u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.