Kuvendi i Shqipërisë këtë të premte ka nisur seancën e parë plenare. Deputetet e zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit.
Grupi i parë parlamentar që ka mbërritur në seancë ka qenë ai i PS-së që kanë zhvilluar dhe një mbledhje të shkurtër. Më pas në Kuvend janë futur dhe katër anëtarët e zgjedhur të grupit parlamentar të LSI-së me në krye Monika Kryemadhin.
Ndërkohë grupi parlamentar i PD-së ka zgjedhur një rrugë alternative për të shkuar në Kuvend pasi porta lidhëse me PD-në prej 2019 ka qëndruar e mbyllur.
Ndërkohë një natë më parë kujtojmë se Basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar liderin demokrat Sali Berishën, vendim që u prit me kritika të shumta nga shumë anëtarë të tjerë. Ndërkaq të gjithë kritikuesit si Bylykbashi dhe të tjerë këtë të premte në Kuvend kanë shkuar me kryedemokratin Lulzim Basha.
Ndërkaq në kuvend i vetmi që ka zgjedhur të shkojë i vetëm është aleati i Bashës, Dashamir Shehi.