Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Poroçan-Gramsh.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Shkëlzen Hekoja.
Sipas tij nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima, ndërkohë që drejt vendngjarjes po shkojnë ambulanca dhe zjarrfikësja.