Situata në spitalet Covid/ Po marrin trajtim 150 pacientë, mes të shtruarëve gra shtatzëna e mosha të reja

Shqipëria

Situata në spitalet Covid/ Po marrin trajtim 150 pacientë, mes të shtruarëve gra shtatzëna e mosha të reja

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Në një raportim nga spitali Infektiv, gazetari Erjon Skëndaj tha se deri më tani kanë mbërrritur për trajtim spitalor rreth 13 urgjenca me komplikacione të rënda në mushkëri.

Skendaj tha se në spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ndërsa në spitalin Covid3, po marrin trajtim 40 të infektuar me Covid-19.

Ndër të tjera Skëndaj tha se ndër të shtruarit e prekur nga covid, janë edhe 6 gra shtatzëna të cilat kanë paraqitur komplikacione të pulmonit, por nuk mungojnë as të shtruarit në mosha të reja, kryesisht 21-26 vjec.

Në raportimin e tij të drejpërdrejtë, Skendaj apeloi autoritetet shëndetësore për më shumë transparencë në personat e shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, kryesisht nëse janë të vaksinuar apo të riinfektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat