32% e të infektuarve 25-45 vjeç, Covid-19 po përhapet gjithnjë e më tepër mes të rinjve

Shqipëria

32% e të infektuarve 25-45 vjeç, Covid-19 po përhapet gjithnjë e më tepër mes të rinjve

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:36
Artan Simaku

Covid-19 po përhapet gjithnjë e më tepër mes të rinjve.  Rreth 32 % e rasteve pozitive janë nga 25 deri në 45 vjeç.  Mosha që sipas epidemiologut Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik po refuzon më shumë vaksinën.

Përhapje me e madhe e koronavirusit po vihet re në zonat turistike. Në 30 bashki të vendit kurba e të infektuarve po vijon ngjitjen ndërsa ditët e fundit janë shënuar rreth  1 mijë të prekur.  Megjithatë specialistët e Institutit të  Shëndetit Publik thonë së vendi nuk ndodhet në situatë kritike.

Për shkak të situatës epidemiologjike Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.  Por për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik vendi ynë paraqitet më mirë se rajoni.

Shqipëria është përfshirë nga vala e katërt e pandemisë.  Specialistët parashikojnë rritje të infektimeve përgjatë vjeshtës dhe dimrit. Pavarësisht se ato mendojnë se kjo do të jetë një valë më e butë se ato që kaluam apelojnë për të marrë dy dozat anti Covid dhe për të respektuar masat mbrojtëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat