Gazetari Alfred Lela u shpreh se lëvizja e fundit e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat, e ka dëmtuar PD-në dhe se, sipas tij, Rama është më afër se kurrë marrjes së një mandati të katërt qeverisës.
“Më e dëmtuar se kaq PD nuk mund të jetë. Ngjarjet do të shpalosen duke ndodhur, sa i takon Parlamentit, përjashto Berishën të rreshtuar në rreshtin e parafundit, blloqet janë aty. Parashikoj se çdo gjë e re do të mundësohet nga Berisha.
A do të kemi një grup indipendent që Berisha të jetë me LSI dhe të realizojë një qëndrim e linjë të re, ndryshe nga opozita zyrtare”, tha Lela.
Ai mendon se opozitarizmi është duke shkruar drejt Berishës.