Seanca e Kuvendit/ Miratohet raporti, Komisioni e quan të vlefshëm mandatin e Berishës, betohen 140 deputetët

Shqipëria

Seanca e Kuvendit/ Miratohet raporti, Komisioni e quan të vlefshëm mandatin e Berishës, betohen 140 deputetët

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:27
Kuvendi i Shqipërisë

Kryetarja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Klotilda Bushka ka lexuar raportin e KQZ-së mbi mandatet e deputetëve, duke legjitimuar kështu edhe atë të ish-kreyministrit Sali Berisha.

Duke lexuar mandatin në mënyrë të përmbledhur, Bushka u shpreh se të gjithë deputetët i plotësojnë kushtet e nenit 69 të Kushtetutës.

Ndërsa, ajo bëri të ditur se janë zëvendësuar dhe mandatet e deputetëve që u lanë bosh pas dorëheqjes si ato të Gramoz Ruçit, Mark Markut, Najada Çomo dhe Lefter Koka.

Ata janë zëvendësuar nga Mirela Petrushi, Elda Hoti, Mimi Kodheli dhe Denis Deli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat