​Rama mbledh fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së

Shqipëria

​Rama mbledh fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:24
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e Kuvendit ku edhe po mbahet seanca për zgjedhjen e Lindita Nikollës, si kryetare të këtij institucione, iu ka përgjigjur protestës së deputetëve të Partisë Demokrate, të cilët po grisin fletat e votimit.

Rama në momentin që i erdhi radha për të votuar, fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së.

Dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vente tek ulësja e tij në sallë.

Aty reaguan deputetët e PD-së, ndërsa, Rama u detyrua që qesen me fletat e grisura t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat