Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Emri i saj u propozua nga 15 deputetë të Partisë Socialiste. Nikolla u zgjodh me 79 vota pro.
4 votat e LSI ishin kundër zgjedhjes së Nikollës si kryetare e Kuvendit.
Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike grisën fletët e votimit në shenjë proteste kundër zgjedhjes së saj.