Pasi ka bojkotuar kuvendin sapo Lindita Nikolla nisi fjalën e saj pas emërimit si kryetare Kuvendi, kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai ka akuzuar kryeministrin dhe ministrat e tij si njerëz që kanë minuar demokracinë në vend.
Ai tha se Rama, Balla, Rrahman Rraja duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në sallë.
“Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare, duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, institucioneve dhe reformës në drejtësi, që duhej të ishte para drejtësisë”, tha Basha.