Krisja mes Bashës dhe Kryemadhit, vjen reagimi i parë nga LSI

Shqipëria

Krisja mes Bashës dhe Kryemadhit, vjen reagimi i parë nga LSI

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:14
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Opozita e bashkuar duket se ka pasur një krisje lidhur me votimin e kreut të ri të Kuvendit ditën e sotme në seancën e parë parlamentare.

Ashtu sikurse kishin porosi nga Basha, deputetët e zgjedhur të PD-së, nuk votuan për Lindita Nikollën, duke grisur fletët e votimit.

Ndërkohë, ndryshe nga demokratët, aleatët e tyre kanë zgjedhur të bëjnë ndryshe.

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale:

"Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat