U zgjodh kryetare Kuvendi, Meta uron Nikollën dhe jep mesazhin për Bashën dhe Kryemadhin

Shqipëria

U zgjodh kryetare Kuvendi, Meta uron Nikollën dhe jep mesazhin për Bashën dhe Kryemadhin

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:19
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshendetur zgjedhjen e Lindita Nikollit si kryetare e Parlamentit, pavarësisht se LSI-ja dha katër vota kundër, ndërsa PD-ja dhe aleatët e saj nuk votuan.

"Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë", thekson Meta.

Ndërsa presidenti njeherësh ka dhënë një mesazh për opozitën mbi rolin që duhet të ketë brenda institcioneve.

"Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë', shkruan Meta në mesazhin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat