Rama tallet me Bashën

Shqipëria

Rama tallet me Bashën

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 20:17
Edi Rama

Pasi braktisi Kuvendin së bashku me grupin parlamentar, kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se duhet të ishte para drejtësisë.

Në lidhje me akuzat e Bashës, Rama është përgjigjur duke u shprehur se nuk i ka dëgjuar aspak.

Kryeministri tha se çdo gjë është e mirëkuptueshme në një ditë si kjo që nuk është e lehtë për PD.

“PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama ndër të tjera.

“Mos e besoni sepse s'kam prova për këtë. Por skam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat