Sot në kryeqytet u shënua një ngjarje e rëndë ku një 28-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një hotel.
Gazeta Shqip mëson se ngjarja ndodhi në një nga hotelet më të njohura të Tiranës, hotel Rogner.
I riu që humbi jetën është Ajdin Mustafi, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga rënia.
Ai ishte mbështetur me shpinë në kangjellat e ballkonit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura çka ka sjellë dhe rënien e tij.
28-vjeçari ka rënë mbi një mjet në parking duke marrë plagë të rënda. Ai nuk mbijetoi edhe pse u dërgua menjëherë në spital.