Gazetari shqiptar: Ish-kryeministri gaboi që emëroi Bashën në krye të partisë

Shqipëria

Gazetari shqiptar: Ish-kryeministri gaboi që emëroi Bashën në krye të partisë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:19
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Gazetari Ylli Rakipi për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Rakipi theksoi se vendimi i Bashës nuk ishte në të mirë të PD-së. Ai shtoi se Berisha ka gabuar që ka emëruar Bashën në krye të partisë.

“Berisha duhet të largohet nga PD dhe t’ia lërë atë Bashës. Basha ka ardhur më 2013 si i emëruari i Sali Berishës dhe vijoi deri më sot, kur nuk ka mbajtur ngarkesën.

Pesha që mund të mbajë Basha, është e atyre përmasave, që nuk e mbajti dot. Berisha gaboi që e emëroi Bashën në këtë detyrë. Vendimi i Bashës nuk ishte në të mirë të PD-së”, deklaroi Rakipi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat