Një krim i rëndë në familje është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit.
Burri 31 vjeçar ka shkuar në banesën e ish vjehrrit dhe ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten e tij.
"Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B." Informoi policia.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.