Gazetari Mentor Kikia u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit është prodhuar histori e barasvlefshme me 3 dekada për PD-në.
Kikia u shpreh se Berisha tani nuk ka kohë dhe energji për të ribërë një parti të re, por mund ta shkatërrojë partinë e vjetër.
Pjesë nga intervista:
Kikia: "Pozicioni në të cilin ndodhet sot zoti Berisha nuk mendoj se është i lakmueshëm, i përjashtuar nga grupi i partisë ku ka qenë ndër themeluesit, udhëheqësi historik, i shndërruar në një lider shpirtëror. Askush nuk mund të mendonte që Berisha mos ishte në listat e kandidatëve dhe jo më në një moment të caktuar dikush të merrte një vendim për ta përjashtuar. 24 orëshi i fundit ka prodhuar aq histori për PD-së sa 3 dekada bashkë.
Kikia: "Berisha i kishte të gjitha mundësitë në dorë edhe pse duhet që parimisht çdo politikan të ndjekë një cikël karrierë të cilin Berisha nuk e ndoqi dhe nuk u dorëzua. PD-ja tani ka hyrë në nëj fazë në të cilën mendoj se duhet të kishte hyrë para 8 vitesh. Sali Berisha nuk ka më kohë dhe energji për të bërë një parti të re demokratike. Ky është thjesht një kërcënim, pro ajo që është e vërtetë është se PD-ja është në buzë të greminës. Sali Berisha mund të mos e bëjë një parti të re, por mund ta shkatërrojë partinë e vjetër. Këtë mund ta bëjë plotësisht. PD ose shpërbëhet duke mbyllur një cikël ose do duhet të ribëhet."