Lindita Nikolla u zgjodh sot kryetare Kuvendit me 79 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.
Po të bëhet një llogaritje në bazë të deputetëve që votuan dhe votave që disponon mazhoranca, rezulton se një votë pro ka ardhur nga radhët e opozitës. PS ka 74 ulëse në parlament dhe së bashku me PSD-në e Tom Doshit shkon në 77.
Në votimin për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, mori pjesë edhe LSI, duke kundërshtuar kështu ‘urdhrin’ e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në shenjë proteste vendosi të griste me nervozizëm fletën e votimit.
LSI votoi kundër me katër vota, çka e bën të paqartë se nga doli vota e 79-të.
Shqip mëson se dy votat e tjera pro janë të Vangjel Dules dhe Nusret Avdullai të PDIU.
Po t’i shtohet edhe vota e Vangjel Dules, aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, numri i votave bëhet 78.