Edi Rama mesazh për 11 shtatorin: Do të mbetet një ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë

Shqipëria

Edi Rama mesazh për 11 shtatorin: Do të mbetet një ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama deklaron se 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Në një postim në “Facebook” në 20-vjetorin e sulmeve terroriste, Rama e cilëson 11 shtatorin një ditë sulmi të urrejtjes barbare kundër qytetërimit.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj.

Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë. #GodBlessAmerica??”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat